Deputeti i PD-së, Arbi Agalliu u pyet nga gazetari Sokol Balla në emisionin “Real Story” edhe për rikthimin e Lulzim Bashës në krye të PD-së. Ai theksoi se nuk pati asnjë person që të shfaqte ambicien për drejtimin e partisë ndërsa tregoi edhe bisedën që Basha ka bërë me demokratët para se të kandidonte.
“Zoti Basha në zgjedhjet e 6 marsit, që ishin pritë për PD në atë kohë dhe për atë rezultat, mori një përgjegjësi dhe u largua, gjë që të gjithë e përshëndetën dhe tregoi një akt që duhet treguar në situaa të tilla. Nga ai moment deri kur zoti Alibeaj dha dorëheqjen nuk pati askush që të tregonte një ambicie të drejtonte PD-në, qoftë nga brenda partisë apo të djathtë jashtë partisë.
Kështu që Basha, në tavolinat e diskutimit tonë, dhe me deputetë të cilët i ka përballë sot, ka pyetur edhe ka thënë se ‘Do të kandidoj i fundit, nëse dikush ka dëshirë për të kandiduar do të ketë votën dhe mbështetjen time’. Ia ka thënë në sy, në mënyrë specifike pas një debati në kuvend, zotit Sula dhe Korreshit.
Nuk pati asnjë individ që të tregonte asnjë lidership apo asnjë dëshirë për të marr drejtimin e PD-së. Në një moment kur Alibeaj dha dorëheqjen, partia duhej të drejtohej. Edhe Tabaku dha dorëheqjen dhe nuk e mori. Partia nuk mund të qëndronte pa një lidership.”, u shpreh Agalliu.
/a.r