Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e së enjtes në Durrës.
Mesohet se nënkomisari i Policisë së Durrësit, Arben Pjeçi është vetëvrarë.
Pjeçi i dha fund jetës me armën e shërbimit. Ngjarja ka ndodhur në ambientet e Policisë së Durrësit.
Pjeçi, prej disa ditësh ishte në gjendje të rënduar psikologjike pasi ishte pezulluar për disa ditë nga detyra.
Në informacionet paraprake viktima ka një karrierë 35-vjeçare në uniformat blu./m.j