Një lajm i trishtë vjen nga spitali i Bergamos në Itali. Vogëlushi Kristi Maze, ndaj të cilit u zhvillua një fushatë e gjerë mediatike për mbledhjen e fondeve për kurimin e tij, nuk ka mundur të jetojë pas operacionit.
Maze iu nënshtrua operacionit për transplantin e mëlçisë që zgjati rreth 12 orë.
Sipas mjekëve të stafit, vogëlushi nuk arriti të mbijetojë pasi trupi nuk e përballoi transplantin.
Sipas stafit të mjekëve vdekja e Mazes erdhi nga komplikacionet që ndodhën gjatë ndërhyrjes mjaft të vështirë kirurgjikale.
Ndërkohë referuar procedurave standarte në raste të tilla, bëhet me dije se policia e Bergamos ka nisur një hetim për vdekjen e vogëlushit Kristi Maze.