Shkëlzen Gashi është pezulluar për shkelje të rregullores nga Komisioni i Disiplinës në kampionatin amerikan. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Shkëlzen Gashi, i cili luan për Colorado Rapids në Ligën Amerikane të Futbollit, është pezulluar me një ndeshje mos lojë nga Komisioni i Disiplinës.
Sipas asaj që njofton klubi amerikan përmes sajtit zyrtar, Gashi është pezulluar për shkak se kur skuadra shënoi gol ndaj LA Galaxy, Gashi ishte në bankën rezervë dhe ka shkelur vijën e fushës për të festuar golin, diçka që nuk lejohet në MLS.
Klubi amerikan kanë bërë të ditur se sulmuesi kuqezi do të qëndrojë jashtë fushës në ndeshjen e ardhshme të 20 marsit ndaj DC United.