Policia e Tiranës ka marrë një sinjalizim për bombë të vendosur në rrugën Mustafa Matohiti në Tiranë, pranë rrugës së Elbasanit.
Pas telefonatës në sallën operative, policia bëri verifikimet dhe doli që lajmi ishte i rremë.
Në zonën ku u bë njoftimi është banesa e ish-kryeministrit Sali Berisha.