Kryetari i PD Lulzim Basha ka dënuar sjelljen e deputetëve të Rithemelimit të cilët sulmuan Kryetaren e Komisionit të Mediave, Flutura Açka dy ditë më parë. Basha krahasoi sjelljen e Nokës dhe Bardhit në mbledhjen e komisionit të Medias dhe sot në komisionin për Zgjedhoren.
“Para dy ditësh iu sulën zonjave deputete, iu hakërryen, sot shikoni si sillen para Damian Gjiknurit si miq të vjetër. Shikoni ça bënë në konferencën e kryetarëve, PS e lanë të zhvillohej. Pse nuk e bllokuan konferencën? Iu ka shkuar në mendje ti pyesni pse nuk e bllokuat konferencën?
Mëngjesin e lutjeve për në Amerikë që shkojnë krah për krah me Gjiknurin e çuçin. Kjo është pafytyrësia e politikës.. Janë fakte. Në mëngjesin e lutjeve. Kur bëhet komisioni i Açkës, sulen siç e keni parë vetë, ndërsa sot si nuse me Damianin duke i rrahur shpatullat sepse kanë të njëjtin interes. Luks për Edi Ramën. Duke ballafaquar këto fakte i qëndrojnë debatit.”/m.j