Komisioni i Reformës Zgjedhore do të mblidhet sot për herë të parë pas 2 vitesh.
Dy bashkëkryetarët Damian Gjiknuri dhe Enekelejd Alibeaj kanë vendosur që mbledhja të nisë në orën 11:00.
Ndërsa grupi parlamentar i PD është i vendosur për të mos njohur komisionin aktual të reformës zgjedhor.
Më herët, ata kanë kërkuar ndryshimin e përbërjes së komisionit, duke vendosur në krye Oerd Bylykbashin.
Kjo kërkesë është rrëzuar në parlament nga mazhoranca, e cila ka vendosur që për reformën zgjedhore të bashkëpunojë me grupin e Lulzim Bashës.
/a.r