Sekretariati i Etikës mblidhet ditën e nesërme për të shqyrtuar kërkesën e grupit të Partisë Socialiste për përjashtimin nga seancat plenare të Gazment Bardhit dhe Flamur Nokës.
Kërkesa e PS-së vjen pas incidenteve në seancën e parë në Kuvend për këtë vit. Ata kërkojnë po ashtu që Komisioni i Etikës të marrë masë disiplinore ndaj tyre për bllokimin e mbledhjes së sotme të Komisionit të Medias.
Ata u përplasën me kolegen e tyre demokrate, Flutura Açka në nisje të Komisionit të Medias, ku kjo e fundit ishte kryetare. Noka dhe Bardhi fikën mikrofonat me forcë, teksa përdornin edhe zhurmues për të mos lejuar diskutimet.
Pas këtyre tensioneve, mbledhja e Komisionit të Medias e drejtuar nga Flutura Açka u mbyll.
/a.r