Partia Socialiste do të fitonte mandatin e katërt nëse zgjedhjet parlamentare, do të mbahen sot më 17 janar.
Sipas të dhënave të sondazhit të Report Tv, në bashkëpunim me Eduard Zaloshnjën, 36.8% e qytetarëve do të votonin për Partinë Socialiste, shifër që duket se ka një ulje të pa konsiderueshme me muajin dhjetor (2023) që ishte 37%.
PD e Bashës ka pësuar rritje kurse Rithemelimi i Berishës ulje. Të pyetur se cilën parti do të votonin nëse zgjedhjet do të zhvilloheshin sot, 14.0% % kanë thënë PD e Berishës, e cila vijon trajektoren rënëse krahasuar me muajin dhjetor (2023) që ishte 16.2%.
Kurse 6.1% e qytetarëve të pyetur votuar për PD e Bashës, e cila pëson sërish rritje krahasuar me muajin dhjetor kur ishte 5.1%.
2.0% kanë votuar Partinë e Lirisë e cila ka sërish ka rënie, pasi në muajin e kaluar ishte 2.2%
E pandryshuar mbetet përqindja e votave për një parti tjetër të paspecifikuar. Nëse zgjedhjet do mbaheshin sot do të ulej numri i votuesve. 36.0% thonë se nuk do të votonin, shifër kjo që një muaj më parë ishte 34.3%.
/a.d
Kushe i bene kto sondazhe,rrene,mashtron po kushe i jepe vote me k/hajdutit,mbase k/hajdutit na nxjerrin ortakun e tije monstren e vicidolit te dytin.Turpe tju vije per kto mashtrime qe beni na nxirrni edhe shifrat sikure jane rreale.Vareni vethe ne vish vitit 2025 po afron,/kryhajduti,ska shanse te fitoje.Perkundrazi ne 2025 me k/hajdutin do merret drejtesia,do ti merren parate e pasurite,e miliona euro qe ka te oligarket,brenda vendit e jashte vendit.Kuptojeni per k/hajdutin Kjo do te jete fitorja rreale ne vitin 2025.