Mediat italiane dhe ato greke gjithjë e më shumë po flasin për një “luftë të ashpër” që ka nisur mes gazsjellësve. Pas nënshkrimit të memorandumit të interesit mes Gazprom, Edison të grupit francez Edf dhe kompanisë greke Depa për zhvillimin e planit të ndërtimit të gazsjellësit Poseidon-Itgi, në skenë kthehet interesi strategjik i Moskës për Italinë dhe i kësaj të fundit për të anashkaluar Shqipërinë me qëllim favorizmin e Greqisë. Të përditshme si “Il sole24 ore”, “ Il foglio”, por edhe grekja “Capital” po flasin për një “luftë” që rrezikon të shpërthejë mes aktorëve kryesore të sektorit të gazit, por edhe të shpëtojë ndonjë grup që është në vështirësi likuiditeti.
Nga njëra anë janë grekët ( një pjesë e konsiderueshme e gazsjellësit kalon nga Athina dhe Korinthi. Depa është nga të paktat kompani greke që edhe në periudhat e forta të krizës ka fituar në Bursa, e ndjekur nga turqit e Borusan Mannesman e ata të Noksel.
Më pas vjen turqia, që e shyrë nga Socar, shoqëria shtetërore e naftës së Azerbajxhanit e ka bërë padrone të TANAP ( gazsjellësi binjak i TAP që do të realizohet në 2018-ën e ku do të fitojë 2/3 e blerjeve).
Por, Ankaraja mund të jetë e interesuar për të fituar edhe ndonjë “fetë” nga TAP ( natyrisht nëse Greqia do ta lejojë këtë gjë).
Capital.gr shkruan se për Greqinë, TAP mund të jetë një rast që tregon se interesi kombëtar nuk varet tërësisht nga beteja për borxhin, por edhe nga zhvillimi i infrastrukturës energjetike.
Të ashpëra janë edhe reagimet e gjermanëve të Salzgitter e Europipe, të cilët kishin bërë me dije se ishin të interesuar për projektin e gazsjellësit South Stream, por që u bllokuan nga presidenti rus Vladimir Putin.
Megjithatë turkët dhe gjermanët që mes tyre kanë marrëdhënie shumë të mira tregtare po shohin mundësitë që të forcohen edhe më tej për të hyrë në trataktiva biznesi me gazsjellësin greko- shqiptar ( TAP).
Së fundmi, gjigandi i çelikut ArcelorMittal, që nga fabrika në Bremen në Gjermani tashmë po ndërton tubat për një pjesë të TANAP. Ajo ka fituar kontratën për furnizimin me 310,000 ton mbulesa për tubacionet.
E në fakt memorandumi për Poseidon-Itgi është një kërcënim i drejtëpërdrejtë për TAP, gazsjellësi që po zhvillohet nga Snam, belgia Fluxys, Bp e Enagas e që nis nga Azebajxhani e mbërrin në Pulia për të kaluar më pas në Greqi. Së fundmi me futjen në lojë të Rusisë aleancat mes Tap e Poseidon mund të jenë të largëta.
Kjo akoma më shumë pas sinjalit që lëshoi Komisioni Europian që autorizoi TAP , si projektin kryesor.
Gazsjellësi Poseidon-Itgi parashikohet të ketë një gjatësi prej 212 km dhe mendohet të nisë nga Igumenica dhe të kalojë në Otranto të Italisë. Kapaciteti transportues do të jetë nga 8-10 miliardë metër kub gaz.
Megjithatë mbetet e vështirë që të kuptohet se cila do të jetë strategjia e qeverisë italiane. Roma më herët ka nxitur ndërtimin e TAP, por me firmën e Ministrit të Zhvillimit të Ekonomisë Federica Guidi mund të shkaktohen fërkime të reja mbi të gjitha me qeverinë e Uashngtonit. Kjo është një “goditje e ulët” edhe për Snam, që si aksionere në Tap, do të ndjente presionin direkt të kompanive rivale të gazit.
Monitor