Peshëngritësi shqiptar, Daniel Godelli, nëpërmjet një sqarimi shterrues në fazën e tij zyrtare ka njoftuar mbarë opinionin sportiv se ka fituar betejën ligjore në lidhje me akuzat për doping. Sipas tij, substance e ndaluar Ostarinë, e gjurmuar në trupin e tij, kishte ardhur nga një suplement ushqimor.
Njoftimi i Godellit
“Përshëndetje miq, shokë, kolegë, gazetarë, dashamirës të sportit dhe ju dashakeqës (pa ju nuk bëhen këto punë).
Uroj që kjo ditë të ketë nisur mbarë për ju, sikurse nisi për mua.
Pikësëpari dua t’ju falënderoj ju gazetarë informues të publikut dhe ndikues në opinionin e tyre për durimin që treguat në lidhje me çështjen time dhe si rrallë herë nuk e zmadhuat e ta bënit një “boom” mediatik, por pritët bashkë me mua për rezultatet zyrtare të përgjigjes së testit B dhe analizës së suplementeve.
Ju faleminderit për pjekurinë që treguat!
Sot, në mëngjes, mora një email që po e prisja që në shtator 2023 nga ITA (International Testing Agency).
Sikurse ju bëra me dije në atë status, rreth një vit më pare, ku unë akuzohesha për përdorimin e një substance të ndaluar, unë do të ndiqja të gjitha procedurat e nevojshme për të faktuar që ajo substancë e ndaluar që u gjend në analizat e mia anti-doping nuk më përkiste mua kurrësesi.
Email-i i sotëm faktoi pikërisht këtë gjë, që substanca e gjetur në trupin tim “Ostarinë” ishte një substancë e ardhur aty nga një suplement ushqimor, i cili rezultoi nga analizat në laboratorët e Agjencisë Anti-Doping, si suplemente i kontaminuar.
Që do të thotë, suplementi ushqimor që unë kisha përdorur, në listën e përbërësve të tij tregonte vetëm vitaminat/aminoacidet/suplementet ushqimore të lejueshme për të ndihmuar trupin të rigjenerohet dhe përballojë ngarkesën stërvitore, gjë për të cilën unë e kisha blerë dhe po e përdorja duke e kontrolluar mijëra herë, qoftë etiketën e tij (sikurse bën çdo sportist i nivelit të lartë me çdo produkt, madje edhe me një aspirinën), qoftë edhe online, duke kërkuar mos kishte ndonjë shkrim apo koment negativ në lidhje me të.
Në email-in e sotën vërtetohet nga shkencëtarë të Agjencisë Botërore Anti-Doping se suplementi numër 3 është i kontaminuar (dmthn përmban diçka tjetër në përbërjen e tij e cila nuk është e deklaruar publikisht dhe ajo ishte pikërisht produkti i ndaluar Ostarinë në masën 3.5 ng për kapsulë. Gjë të cilën unë nuk kisha nga ta dija pasi, fatkeqësisht, nuk zotëroj një laborator milonadollarësh sikurse Ëada.
Edhe një herë faleminderit për kohën tuaj.
Fatkeqësisht për shkak të konfidencialitetit nuk mund ta ndaj me ju fotografinë e email-it, por kushdo është i mirëpritur ta lexojë atë në praninë time.
Ditë të mbarë!
/f.s