Në kuadër të operacionit policor të koduar “Sundimi i ligjit” është vënë në pranga 55-vjeçari me iniciale N.C. nga Mati, i cili ishte shpallur në kërkim për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, ka vendosur ndaj 55-vjeçarit, masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Në vitin 2023, në kuadër të operacionit policor të koduar “Stojani”, ai në bashkëpunim me dy të tjerë, janë autorët e një rasti të kultivimit dhe prodhimit të një sasie prej 3.3 kg kanabis, në fshatin Stojan të sekuestruar ditën e operacionit nga policia.
Policia njofton se operacioni “Sundimi i ligjit”, për kapjen e personave të tjerë vijon.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pra Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.
/a.r