Filmimet e kamerave të sigurisë të bizneseve që ndodhedhin aty pranë pritet të hedhin dritë mbi autorët e vrasjes së 41-vjeçarit Ajet Zeqaj mbrëmjen e djeshme në qendër të Tiranës.
10 të tilla janë sekuestruar nga Policia ditën e sotme dhe po shqyrtohen pamjet, për personat që kanë lëvizur në atë orë dhe në vendin ku ndodhi atentati me armë me silenciator.
Autori sipas burimeve, është larguar në këmbë, duke dalë në rrugën “Sami Frashëri” në drejtim të shkollës 11 Janari dhe dyshohet se armën e ka fshehur nën rroba për të humbur gjurmët dhe të mos pikasej nga kalimtarët.
Pista kryesore e hetimit, ku është përqëndruar grupi hetimor deri më tani thuhet se është ajo e ndonjë konflikti me persona të cilët Zeqaj u kishte para borxh. Ky i fundit mësohet se kishte shuma të mëdha parash borxh.
Policia po heton edhe ndonjë përfshirje të mundshme të 35-vjeçarit në aktivitete kriminale në Francë, ku ai ka jetuar që prej largimit nga Shqipëria në vitin 2007.
Viktima kishte 20 ditë që ishte kthyer nga Franca, teksa kur ndodhi atentati ishte në shoqërinë e një shoku të tij, i cili nuk ka pësuar asnjë lëndim dhe ishte ai që njoftoi policinë për ngjarjen.