Sali Berisha prej 30 dhjetorit 2023 ndodhet në arrest shtëpie nga ku kërkesën e fundit drejtuar SPAK e ka për të marrë pjesë fizikisht në sallën e Kuvendit.
Nuk është ndjenjë e mirë të shikosh një person i cili ka pasur poste të larta të shtetit në këtë situatë, por deputeti i PS-së Xhemal Qefalia është i bindur në një gjë. Berisha nuk duhet ti shmanget drejtësisë por duhet të përballet me të për të dhënë shembullin e duhur.
I ftuar në “Studio Live’ e Report Tv tha se Berisha duhet të përgjigjet para drejtësisë siç po përballen dhe ish ministrat socialistë.
“Nuk kemi ndjesi krenarie. Ka qenë drejtues i shtetit me detyra të larta, i kryeministrit e presidentit dhe nuk ndjejmë kënaqësi por mesazhi që duhet të japë është të paraqitet para drejtësisë e të provojë fajësinë apo jo, pa pasur indikacione politike.
Siç janë përfaqësues, ish ministra të PS-së japin llogari para drejtësisë. Nuk ndihemi krenarë ne e themi ua sa mirë që i ka ndodhur, por ai duhet të ulet në bankën e të akuzuarve nëse ai shpallet I pafajshëm është shumë mirë për të e Shqipërinë”
A trembet PS nga SPAK?
“Ishte PS që miratoi Reformën në Drejtësi. Çdo individ i korruptuar apo akuzohet për krime të ndryshime do të përgjigjet si qytetar i thjeshtë. Nuk mendoj se PS i trembet. Nuk ka asnjë lloj fobie apo stepje”/m.j