Këtë të martë në mbrëmje do të nisë nata e dytë e “Big Brother VIP 3”. Edhe sot pritet që të futen në shtëpinë më të famshme në vend, disa banorë të tjerë. Në listë për t’u futur natën e sotme është koreografi i njohur, Albi Nako. Por jo vetëm ai…
Një tjetër banor që pritet të hyjë është Olsi Bylyku, këngëtari Endrik Beba, moderatorja Erjola Doci, ish-konkurrenti i emisionit Për’puthen Fatjon Kuqari.
Të 5 janë banorët që do të futen në natën e dytë, e cila që në nisje të edicionit u përshkrua nga moderatori Ledjon Liço si vazhdimi i festës së të shtunës. Listës do i shtohet edhe një i gjashtë, por ende nuk dihet se për kë bëhet fjalë.