Reshjet e dëborës nuk janë ndaluar as gjatë mbrëmjes të së hënës në Tamarë-Vermosh dheQafë Thore-Bogë. Ulja e temperature ka sjellë prej disa ditësh reshje të dendura dëborë në zonat malore, duke shkaktuar dhe problemet e para.
Si pasojë, në këto zona raportohet për shkëputje të energjisë elektrike në fshatrat malorë.
Ndërkohë, mjetet borëpastruese në terren kanë bërë pastrimin e rrugëve nga dëbora dhe shpërndarjen e kripës për të evituar ngricat. Qarkullimi vijon pa probleme në të gjitha akset.
/a.r