Pasuria e kombinuar e pesë njerëzve më të pasur në botë është më shumë se dyfishuar në 869 miliardë Dollarë që nga viti 2020, ndërsa pesë miliardë njerëz janë bërë më të varfër, sipas insitutit Oxfam.
Oxfam u bëri thirrje ketë të hënë qeverive që të frenojnë pushtetin e korporatave duke thyer monopolet; vendosja e taksave mbi fitimin dhe pasurinë e tepërt; dhe promovimin e alternativave për kontrollin e aksionarëve, të tilla si format e pronësisë së punonjësve.
Në raportin e ekspertëve të tyre vlerësohet se nga 148 korporatat kryesore botërore realizuan 1.8 trilion Dollarë fitime, 52 për qind më shumë se mesatarja 3-vjeçare, duke lejuar pagesa të mëdha për aksionerët edhe pse miliona punëtorë u përballën me një krizë të kostos së jetesës pasi inflacioni çoi në ulje të pagave në terma realë.
“Kjo pabarazi nuk është rastësi; klasa e miliarderëve po siguron që korporatat t’u ofrojnë më shumë pasuri atyre në kurriz të të gjithë të tjerëve,” tha Drejtori Ekzekutiv i Oxfam International, Amitabh Behar.
Rritja e pasurisë e rregulluar me inflacionin e pesë miliarderëve kryesorë u nxit nga fitimet e forta në asetet e CEO të Tesla, Elon Musk, shefit të LVMH, Bernard Arnault, Jeff Bezos të Amazon, bashkëthemeluesit të Oracle, Larry Ellison dhe investitorit Warren Buffett.
Ndërkohë, afro 800 milionë punëtorë panë që pagat e tyre gjatë dy viteve të fundit nuk u indeksuan me inflacionin.
Nga 1600 korporatat më të mëdha në botë, vetëm 0.4% e tyre janë angazhuar publikisht për t’u paguar punëtorëve një pagë që do të plotësonte më së miri nevojat e tyre jetësore.
/f.s