Aksioni opozitar, por edhe mos prezenca në Parlament u ka kushtuar disa prej deputetëve boshatisjen e xhepave. Në dy muaj, rroga është marrë me shkurtime për mungesa në seanca e komisione, por edhe për përjashtimet.
Sipas të dhënave, penalitetet më të larta i ka marrë grupimi i Bashës, pasi disa prej deputetëve mbështetës të tij mbajnë dhe rekordin e shumë më të madhe të reduktuar nga paga.
Ligjvënësi i cili renditet në vend të parë është Enkelejd Alibeaj. Gjatë muajit tetor, në llogarinë e tij kanë kaluar 82 mijë lekë më pak ndërsa në muajin nëntor, i janë hequr nga paga rreth 92 mijë lekë.
Pas tij renditet deputetja Orjela Nebiaj, ku në periudhën tetor-nëntor Nebiajt i janë mbajtur 150 mijë lekë.
GRUPIMI BASHA, TETOR- NËNTOR
Andia Ulliri 20, 477 lekë
Flutura Açka 10,734 lekë, 64,405lekë
Ilda Dhori 20,477 lekë, 61, 431lekë
Orjola Pampuri 10, 238 lekë, 40,954 lekë
Enkelejd Alibeaj 82,079 lekë, 92,142 lekë
Lulzim Basha 20, 477 lekë
Orjela Nebiaj 40,954 lekë, 102,384 lekë
Aksioni opozitar Berisha-Bardhi solli dhe përjashtime të shumta të deputetëve opozitarë. Si pasojë edhe mungesat u kanë kushtuar tek rroga.
Gazment Bardhi është një prej deputetëve i cili thyen dhe rekordin, pasi për muajit tetor-nëntor atij i është hequr një shumë prej 80 mijë lekësh.
Pas tij renditet deputeti i grupimit të rithemelimit Luan Baçi, me rreth 72 mijë lekë të mbajtura. Më pas deputetët e tjerë iu janë reduktuar shuma nga 10 deri në 60 mijë lekë.
GRUPIMI BERISHA-BARDHI, TETOR- NËNTOR
Elda Hoti 10,238 lekë, 40,954 lekë
Bujar Leskaj 20,477 lekë
Luan Baçi 71, 669 lekë
Albana Vokshi 30,715 lekë
Zheni Gjergji 32,202 lekë
Bledion Nallbati 51,192 lekë
Lefter Gështenja 20,47 lekë, 51,192 lekë
Gazment Bardhi 82,082 lekë
Ervin Salianji 10,238 lekë
Jorida Tabaku 10,734 lekë
Ramadan Likaj 20,477 lekë
Edi Paloka 10,238 lekë, 30,715 lekë
Saimir Korreshi 20,477 lekë, 10,238 lekë
Asllan Dogjani 40,954 lekë
Qani Xhafa 40,954 lekë
Sorina Koti 20,477 lekë
Ndonëse të qetë në Parlament, mungesa kanë ardhur edhe nga mazhoranca. Deputetët Agron Çela dhe Pandeli Majko renditen si ligjvënësit të cilëve iu janë hequr më shumë para. Ndërkohë edhe deputetët Etjen Xhafaj, Paulin Stërkaj dhe Petro Koçi kanë marrë penalitetet. Ndërkaq ish-numri dy i qeverisë Arben Ahmetaj figuron me 0 lekë prej disa muajsh.
GRUPIMI PS, TETOR- NËNTOR
Paulin Sterkaj 20,477 lekë
Etjen Xhafaj 20,477 lekë
Pandeli Majko 40,954 lekë
Petro Koçi 10,230 lekë
Agron Çela 30,715 lekë, 61,431 lekë
Arben Ahmetaj PA PAGË, PA PAGË
Pas miratimin në mars të vitit që lamë pas, paga bruto e deputetëve të parlamentit të Shqipërisë ka shkuar në 300 mijë lekë të reja.
/a.r