Sot nis seanca e parë parlamentare për vitin 2024, e cila do të mbahet në orën 17:00. Kjo është seanca e parë plenare për këtë vit, pas pushimeve të fundvitit.
Sipas rendit të ditës, në Kuvend do të votohen shkarkimet dhe emërimet e reja në qeveri.
Kryeministri Edi Rama ka emëruar dy ministra të rinj në kabinetin e tij si dhe ka krijuar dy Ministri, atë të Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit në krye të së cilës ka vënë Blendi Gonxhen dhe tjetra është Ministria për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin në krye të së cilës ka emëruar Adea Pirdenin.
Nga ana tjetër opozita ka deklaruar se do të nisë protestat, tashmë jo vetëm brenda Kuvendit me tymuese por edhe në rrugë.
Ajo kërkon ngritjen e komisioneve hetimore dhe anulimin e ligjit për ndryshimet e tyre të propozuara nga qeveria.
Nga ana tjetër ish-kryeministri për herë të parë do ta ndjekë seancën plenare nga shtëpia, pasi ndodhet nën arrest për akuzat që SPAK ka bërë ndaj tij për korrupsion pasiv për çështjen “Partizani”.
/a.r