Një person ka tentuar t’i japë fund jetës duke hipur në një shtyllë të tensionit të lartë.
Ngjarja ka ndodhur një ditë më parë në fshatin Shëngjergj të Lezhës, dhe bëhet fjalë për shtetasin me inicialet DH. J, 58 vjeç, banues po në këtë fshat.
Nga hetimet e para, si edhe pyetja e familjarëve, rezulton se shtetasi i mësipërm, vuante nga depresioni.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë për “Shkaktimi i vetvrasjes i mbetur në tentativë”.