Catherine Zeta-Jones ka treguar vendin e saktë ku bashkëshorti i saj Michael Douglas i ka propozuar asaj për martesë gati 2 dekada më parë. Ajo ka ndarë me fansat e saj një fotografi në rrjetin social Instagram duke treguar se vendi aktual ku ajo është duke bërë pushimet në Aspen të Colorados ishte edhe vendi ku ajo mori propozimin për martesë.
“16 vjet më parë, ky ishte vendi ku bashkëshorti im më propozoi” ka shkruar Zeta-Jones. Kjo fotografi shumë e ndjerë e aktores ka bërë që shumë fansa të komentojnë dhe të përgëzojnë çiftin për dashurinë që ata rrezatojnë.