Tuneli i nëndheshëm i Kukësit vitet e fundit është ndër vendet kryesore që turistët spikasin për t’a vizituar.
5 të rinj britanikë të ardhur nga një familje shikuan nga afër në një nga hyrjet e tunelit sesi ishte ndërtuar një qytet nëndhe.
Morgen ishte njëri prej tyre ku kishte dëgjuar për tunelin dhe e kishte parë edhe në postimin që bëri media më e madhe britanike.
Ata kishin vizituar disa vende të ndryshme, në të cilat kane veçuar natyrën alpine që vendi jonë ofron.
Udhëheqësi i guidës tregon që viti 2024 ka filluar me numër të lartë turistësh.
Pritet që ky vit të sjellë një numër të lartë turistësh në qytetin verilindor.
/a.d