Në një kohë kur temperaturat kanë zbritur nën zero, kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj u bën thirrje qytetarëve që të tregohen të kujdesshëm.
Për çdo rast emergjence apo persona në nevojë, Veliaj apelon për të telefonuar në numrin e emergjencës 112. “Fundjava parashikohet me temperatura të ulëta, nën zero. Ju lutem, tregoni kujdes!
Për çdo emergjencë apo nëse shihni persona të pastrehë a në nevojë, telefononi 112 ose kontaktoni me Qendrat Sociale të Tiranës”, shkruan kryebashkiaku Veliaj.
/a.d