Kryeministri Edi Rama ka reaguar për ndarjen nga jeta parakohe të Dritan Mezinit, këshilltar i Fidel Yllit në Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar.
Mezini, i cili u nda nga jeta sot si pasojë e një arresti kardiak, ishte një ditë më parë në një aktivitet ku ishte i pranishëm edhe kryeministri Edi Rama.
‘Nuk e besoj dot që Dritan Mezini nuk është më sot, teksa dje pasdite ishte me ne në tryezën e Këshillit Ekonomik Kombëtar. Nuk e njihja personalisht nga afër, por fjalët për të ishin gjithnjë të mira dhe fjalët e tij ishin gjithnjë interesante. Një anëtar i spikatur i shumë organizatave, shoqatave, forumeve e platformave, njëkohësisht dhe një sipërmarrës i suksesshëm në fushën e teknologjisë së informacionit, si edhe një mentor i shumë respektuar për plot të rinj lidhur me inovacionin e me tregun e punës. Keqardhje e madhe! U prehtë në paqe.’- shkruan Rama.
/f.s
Ju prehtë shpirti në paqe.
Ekipi i Studentit