Qëllon në ajër me armë zjarri , arrestohet nga policia menjëherë pas telefonatës nga banorët.
I sekuestrohet arma e zjarrit automatik me fishek në fole .
Më datë 16.03.2016, Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Pogradec, kanë arrestuar në flagrancë shtetasin :
Emiliano Kaftirani, 21 vjeç, banues në fshatin Petrush.
Arrestimi i tij u bë për arsye se në orën 22:00, ky shtetas dyshohet të ketë qëlluar në ajër me armë zjarri.
Banorët të trembur kanë telefonuar policinë për të shtëna me armë zjarri.
Vlerësimi i situatës , dhe ndërhyrja e menjëhershme e policisë, ka bërë të mundur identifikimin dhe arrestimin e tij në flagrancë.
Në vendngjarje u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale :
– gëzhoja
Gjithashtu gjatë kontrollit në banesën e tij i’u gjet e bllokua në cilësinë e provës materiale :
– arma e zjarrit automatik
– 19 fishekë
Materialet procedurale u referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprën penale “Prodhim dhe mbajtje pa lejë të armëve dhe municioneve luftarake” parashikuar nga neni 278/2/3 të Kodit Penal.