Ndërsa ka nisur puna përgatitore për provimet e maturës 2024, ministria e Arsimit bëri publik raportin mbi arritjet e nxënësve në vitin që lamë pas duke vënë theksin te nevoja për përmirësimin e cilësisë në arsim.
Në këtë drejtim, ministrja Ogerta Manastirliu bëri të ditur se do të kryhet një reformë për rishikimin dhe modernizimin e kurrikulave shkollore.
“Modernizimi i kurrikulës me ekspertë vendas dhe ndërkombëtarë. Vlerësim të imtësishëm që përfitohen nga kurrikula por edhe ato që duhet të shtojmë deri tek një qasje holistike që do të kemi në të gjithë elementët e kurrikulës. Pjesë e të gjithë reformimit dhe modernizimit të kornizës kurrikulare do të jenë edhe universitetet”, tha Manastirliu.
Duke nisur nga ky muaj, 4 mijë mësues do të bëhen pjesë e programit kombëtar për zhvillimin profesional.
“Porgrami kombëtar për zhvillimin profesional është projektuar dhe do ta shpallim brenda muajit janar. Fkusohet në trajnimin e vazhdueshëm të mësuesve, janë 4 mijë për këtë vit, do të specializohen me module në drejtim të përmirësimit të metodave të mësimdhënies, mekanizmave pedagogjikë dhe ti qasemi teksteve, kornizës së re kurrikulare të cilën ne duam të fillojmë hap pas hapi aplikimin”, tha ministjra.
Për herë të parë këtë vit, Shqipëria do të jetë pjesë e testimit ndërkombëtar për vlerësimin e mësuesve.
“Vlerësimi ndërkombëtar TALIS në muajin prill të këtij viti për matjen e njohurive dhe nivelit të mësuesve në procesin e mësimdhënies. Nga vendet OECD”, tha Manastirliu.
Sa i takon rezultateve të PISA-a që pasqyruan rënie të thellë në krahasim me 81 vende të tjera, ministrja e arsimit dhe sportit u shpreh se të dhënat nuk janë reale dhe nuk na përfaqësojnë edhe pse pjesë e testimit ishin rreth 6 mijë nxënës 15 vjeccarë në 274 shkolla të vendit.
/a.r