Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani është takuar sot me shefen e Fondit Monetar Ndërkombëtar për Shqipërinë, Anita Tuladhar. Fokusi i bisedës ka qenë bashkëpunimi për përmirësimin e klimës së biznesit.
Po kështu Manjani dhe Tuladhar kanë folur për përmirësimin e kuadrit ligjor për falimentin si dhe për përmbarimin. Të dy bashkëfolësit ranë dakord gjithashtu për përmirësimin e ligjit për Partneritetet Publike Private e koncesionet. Ministri Manjani informoi shefen e FMN-së edhe për reformën në drejtësi.