Një gjykatë në SHBA ka aprovuar dëmshpërblimin $100 milionë për prindërit e një turisti britanik që ishte mes pesë të vrarëve, përfshi dhe gruan e tij, nga rrëzimi i një helikopteri në parkun e Kenionit të Madh në 2018.
Avokati i familjes Gary C Robb, tha se ata kishin insistuar që dëmshpërblimi të bëhej publik për të ndërgjegjësuar për aksidentet të tilla si çarja e serbatorit të karburantit, që kishte shpërthyer helikopterin në ajër si një bombë, shkruan Daily Mail, sipas Associated Press.
Avokatët mbrojtës të grupeve Airbus Helicopters e Papillon Airways, konfirmuan kushtet e marrëveshjes të cituar në gjykatën e Nevada.
Jonathan e Ellie Milward Udall, të dy 29 vjec, morën helikopterin në qytetin Boulder City, Nevada, bashkë me tre të tjerë që u vranë. Ata po fluturonin mbi panoramat e Kenionit të Madh në rezervatin Hualapai kur ndodhi tragjedia.
Padia argumenton se helikopteri ishte i pasigurtë pasi nuk kishte sistem karburanti rezistent siç kërkohet aktualisht pas rregullave të reja të 2020.
“Familja Udall kërkon të hedhë dritë mbi këtë çështje që industria ta marra parasysh për ta korrigjuar. Ata nuk duan që të tjerë të kalojnë atë që i ndodhi djalit të tyre pasi në të tjera kushte aksidenti mund të ishte i mbijetueshëm”, tha avokati.
Helikopteri i tipit Airbus EC130 B4 u përplas në perëndim në shkurt 2018 duke lënë të vdekur përveç çiftit punonjësen veterinare Becky Dobson, 27 vjeçe, të dashurin e saj Stuart Hill, 30 vjeç, dhe vëllanë e këtij të fundit, avokatin 32-vjeçar Jason Hill.
/f.s