Qeveria e Kosovës miratoi vendimin për të kërkuar nga presidentja Vjosa Osmani dhënien e autorizimit për nënshkrimin e Marrëveshjes Kornizë Ushtarake me Turqinë.
Kryeministri Albin Kurti, njoftoi se faza paraprake e nismës për lidhjen e marrëveshjes është miratuar në mbledhjen e 179-të të Qeverisë.
Ndërkaq ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, tregoi para kabinetit se çka përmban kjo marrëveshje.
“Kjo marrëveshje përfshin shkëmbimin e personelit, materialeve, pajisjeve, informacionit dhe përvojës në këto fusha, stërvitje dhe edukim ushtarak, arsimim dhe kurse në shkolla ushtarake, shkëmbim i inteligjencës ushtarake, si dhe fusha të tjera me interes për të dyja palët”, tha ai.
/f.s