Avokati Idajet Beqiri thotë se për vdekjen e ish prokurorit të Krimeve të Rënda, Xhevat Hana duhet të hetohet ish kryeministri Sali Berisha. Në një intervistë për “Ora e Fundit” në ABC News, Beqiri u shpreh se Hana ishte duke hetuar zhdukjen e Remzi Hoxhës.
Sipas Beqirit, Remzi Hoxha kishte zbuluar një takim të Sali Berishës kur ky i fundit ishte president, me Kiro Gligorov, ish presidentin maqedonas dhe Sllobodan Millosheviçin në Ohër dhe kishte mundur të regjistronte bisedën.
Për këtë arsye, thotë avokati, Remzi Hoxha u torturua në sy të Berishës dhe trupi i tij u zhduk. Beqiri shtoi se kjo kasetë me regjistrimin, ekziston ende.
“Xhevat Hana ka qenë një ndër prokurorët, ende pa u bërë reforma në drejtësi, që e kishte kaluar reformën në drejtësi. Ishte me integritet të lartë profesional i aftë, do të ishte dhe mmund të ishte drejtuesi i SPAK-ut sot. Niveli i tij ishte, profesionalisht edhe më i mirë se Dumani.
Këtij iu besuaa për të hetuar çështjen e vrasjes së Remzi Hoxhës. Vrasja e Remzi Hoxhës është krim shtetëror, dhe moszbardhja e saj është një plagë e rëndë, sa me gjatë shkon mosndëshkimi i atyre që e vranë, aq me keq bëhet edhe vetë sistemi i drejtësisës, sistemi gjyqësor, është alarm për organin e akuzës. Prokuroritë tona, nëse nuk arrijnë të zbulojnë pse iku Xhevat Hana, ishte vdekje natyrale, apo ata kriminelë që vranë Remzi Hoxhën, po nuk e zbuloi SPAK, ende nuk e beson populli.
Në krye të detyrës, për çfarë arsye? Xhevat Hana i çoi thikën në zemër të krimit. Remzi Hoxha, për arsye që dihet tani, duke qene veprimtar i çështjes së madhe kombëtare, edhe biznesmen, ai njeri ishte një innformator shumë i mirë, investigonte gjërat dhe ai ra në gjurmët e një takimi qe ishte me pasoja, Gligorov, Millosheviç dhe Berisha në Ohër.
Ai mori edhe se çfarë u bisedua në të, regjistroi bisedën. Pas asaj bisede, Shqipëria u fut në një kolaps. Ajo kasetë ekziston, ka rënë në dorën e ish presidentit, ia ka dhënë këshilltarit të vetë të Sigurisë Kombëtare. Ky ish presidentt e ka bërë detyrën se i ka thënë këshilltarit të vet që t’ia çonte Prokurorit të Përgjithshëm.
Këshilltari duhet të dalë dhe të thotë, ia ka çuar kasetën? Përmbajtja e saj, e ka ditur të plotë prokurori Hana dhe hetimet i bëi në këtë linjë. Kishte prova të qenësishme, natën që e pati të fundit Remzi Hoxha, atë natë, në torturat që i janë bërë atij, ai ka rezistuar dhe nuk ka treguar, ose tregimi i tij nuk ka qenë bindës, për fatin e keq.
Naten e fundit të tij, ka qenë i pranishëm ish presidenti Berisha. Xhevat Hana këto i kishte në dosjen e vet, edhe pak edhe e çonte në gjyq. Familja është e bindur se ai është helmuar. Sali Berisha të vret. Naten e fundit të jetës, prokurori Hana ishte në Itali, u thye zyra e tij. Përveç Sali Berishës, nuk ishte njeri tjetër”, theksoi ai.
/a.r