Sali Berisha dhe grupi i tij i PD-së kishin përgatitur një atentat ndaj Fatos Nanos në Tropojë në janar të 1992-shit. Kështu tha zonja Fatbardha Dega, që në 1992-shin ishte drejtoreshë e bankës shtetërore të Tropojës. Në një rrëfim për gazetaren Rudina Xhunga, në DritareTv zonja Dega tregon si i shpëtoi atentatit Nano.
“Kur erdhi Fatos Nano në Tropojë për një miting në janar të 1992-shit, Berisha organizoi bandat për t’i bërë atentat. Mitingu nuk u bë. Fatosi atë ditë u strehua në shtëpinë tonë në Bajram Curr. E tërë familja jonë dhe fisi ynë u vu në dispozicion të mbrojtjes dhe nxjerrjes së tij nga Tropoja pa dëmtim.
Turma e bandave terroriste të kohës rrethoi shtëpinë tonë për disa orë dhe tentuan 2-3 herë për të hyrë brenda dhe për ta rrëmbyer Fatosin. Pas mesnate ne mundëm ta nxjerrim Fatosin dhe grupin e tij nga Tropoja nëpërmjet Qafës së Luzhës-Krume-Kukës-Tiranë pa pasur asnjë problem.”, tregoi zonja Dega./m.j