Policia e Durrësit ka goditur një grup kriminal që shpërndante lëndë narkotike cannabis sativa në afërsi të shkollave dhe në lokale nate.
Të arrestuar janë Artur Jangozi, 50 vjeç, Arolt Jangozi 24 vjeç (babë e bir) dhe Ridvan Kapllani, 27 vjeç, banues në Krujë.
Policia ka sekuestruar 5 kilogramë lëndë narkotike cannabis sativa, e gatshme për t’u ndarë në doza, me qëllim shitjen, një automjet, tre celularë dhe 400 euro të përfituara nga veprimtaria kriminale.
Në kërkim është shpallur një person tjetër, anëtar i këtij grupi.
/a.r