Bedrie Loka, nënë e 4 fëmijëve u vetëvra duke pirë fostoksinë disa ditë më parë në Sukth të Durrësit.
Një ditë më pas policia arrestoi bashkëshortin e saj Bedri Loka, i cili dyshohet ta ketë shtyrë 41-vjeçaren drejt vetëvrasjes përmes dhunës sistematike fizike dhe psikologjike.
Gazetari Milaim Zeka tha në emisionin Now në Euronews Albania se shkaktarët kryesorë të vrasjes së grave në Shqipëri dhe Kosovë janë policët, prokurorët dhe gjykatësit meshkujt.
Sipas tij, mosfunksionimi i sistemit ka çuar në normalizimin e dhunës ndaj grave shqiptare./m.j