Ndryshe nga Gjermania, Franca po mbështetet shumë në energjinë bërthamore për të zëvendësuar termocentralet me qymyr. Franca do të ndërtojë 14 termocentrale të reja bërthamore, shumë më tepër se ishte planifikuar.
Franca dëshiron të ndërtojë tetë termocentrale të reja bërthamore në vitet e ardhshme, përveç gjashtëve të planifikuara tashmë – pra shumë më tepër se sa ishte planifikuar deri tani. Një projektligj aktual parashikon, përveç gjashtë centraleve të vendosura, ndërtimin e tetë termocentraleve të tjera bërthamore, të cilat deri tani ishin diskutuar vetëm si “opsion” nga qeveria, i tha ministrja e Energjisë Agnès Pannier-Runacher gazetës “Tribune Dimanche”. Në tërësi, po diskutohet ndërtimi i 14 reaktorëve.
Modeli i reaktorit EPR duhet të ringjallë energjinë bërthamore
Ndryshe nga Gjermania, Franca po mbështetet shumë në energjinë bërthamore për të zëvendësuar termocentralet me qymyr dhe për të reduktuar emetimet e CO2. Qeveria e Parisit dëshiron të zvogëlojë pjesën e karburanteve fosile në konsumin e energjisë nga më shumë se 60 për qind aktualisht në 40 për qind në vitin 2035.
Sipas ministrit të Energjisë, ky objektiv kërkon ndërtimin e termocentraleve të reja me fuqi 13 gigavat nga viti 2026. Kjo korrespondon me “fuqinë e tetë” reaktorëve të tipit EPR, deklaroi ministrja Pannier-Runacher, duke argumentuar se reaktorët aktualë nuk do të mbajnë përgjithmonë.
Modeli EPR i zhvilluar nga Franca, domethënë një reaktor i ujit nën presion të brezit së tretë, duhej të ringjallte energjinë bërthamore pas katastrofës së Çernobilit të vitit 1986 dhe të ofronte fuqi më të madhe me siguri më të madhe. Tre reaktorë uji nën presion të këtij lloji janë në funksionim – një në Finlandë dhe dy në Kinë. Megjithatë, ndërtimi në Finlandë nuk ka qenë i vetmi që ka paraqitur probleme – projektet EPR në Francë dhe Britani kanë gjithashtu vonesa dhe rritje drastike të shpenzimeve.
BE vazhdon të lejojë subvencione publike për centralet bërthamore
Sipas grupit publik francez të energjisë EDF, reaktori i parë EPR në Francë pritet të lidhet me rrjetin në Flamanville në Normandi në mesin e vitit 2024 për qëllime testimi – 17 vjet pas fillimit të ndërtimit dhe me një kosto prej 12.7 miliardë eurosh, katër herë më shumë se sa ishte planifikuar fillimisht.
Si pjesë e reformës së planifikuar të tregut evropian të energjisë elektrike, subvencionet publike për centralet bërthamore do të vazhdojnë të lejohen nëBashkimin Evropian në të ardhmen. Qeveria gjermane ishte e përkushtuar për të nxitur ekskluzivisht energjitë e rinovueshme, por ata që mendonin ndryshe në votim qenë më të shumtë. Në Gjermani, tre termocentralet e fundit bërthamore u çaktivizuan në prill 2023./DW
Bleni ju patate dhe domate nga Bashkimi evropjan qe jane plot radioaktivitet na futen kancerin mos bleni patate dhe domate Shqiptare.KANALET TELEVIZIVE SHQIOTARE (TOP CHANEL )THANE SE PRODUKTET BUJQESORE TE HUAJA JANE TE CILESISE ME TE MIRE SE ATO SHQIPTARE.TANI ZDO SHUM TRU TE KUPTOSH QE FRANCA ME ITALIN QE KANE CENTRALE BERTHAMORE I DHANE PARA TOP CHANELIT QE TE THOTE KETE GENJESHTER