Mjeku i spitalit të Shkodrës ka dhënë detaje për shqiptarët e dhunuar në Malin e Zi një ditë më parë.
“Rreth orës 6 të mëngjesit janë paraqitur në spitalin e Shkodrës dy pacientë të cilët referohet se janë dhunuar dje në Malin e Zi.
Gjendja e tyre e përgjithshme dukej e mirë, janë evidentu traumat në kokë, në trup dhe pjesën e ftyrës. Sipas procedurave, nuk u rezultua me probleme, ata qëndruan për 2 – 3 orë dhe janë dërguar në shtëpi.
Nuk kishin dëmtime neurologjike që tregojnë probleme të truri apo sistemit, ekzaminimet tregonin që ata mund të shkonin në shtëpi, njëri ishte nga Rrogozhina dhe tjetri nga Hot i Ri.
Të dy bënë skaner, ekzaminimet përkatëse, trauma në sy ka tramuatizimin e vet, por pa dëmtim, nuk rezultuan me dëmtime të thella, u dhanë mjekimet përkatëse“, tha ai për TCH.
/a.d