Viti 2023 mund të cilësohet një vit i mbarë edhe për parkun arkeologjik të Apolonisë. I ndodhur në anë të rrugës drejt bregdetit të jugut të vendit, ky park ka tërhequr një numër të lartë vizitorësh vendas dhe të huaj, duke rritur ndjeshëm frekuentimin krahasuar me vitin 2022.
Edhe pse ditët e para të vitit të ri 2024, turistët e vizitorët nuk mungojnë. Jo vetme ata që e shikojnë për herë të parë, por edhe vizitorët vendas që rikthehen pas shumë vitesh, shprehen te impresionuar gjate vizitës se tyre.
Në rast se fluksi i vizitorëve do të vijojë të rritet me këtë ritëm atëherë pritet tërishikohet edhe menaxhimi i vizitave dhe aksesit në këto Parqe Arkeologjike, me qëllim për të ruajtur cilësinë në shërbime si edhe vetë sitet turistike.
/a.d