Gjykata e Posaçme e Apelit lë të pa ndryshuar masën “arrest në burg” të dhënë në mungesë ndaj Franklin Xhelajt, i ekstraduar pak ditë më parë nga Franca.
Xhelaj, i cili mban pseudonimin “Bebi”, po gjykohet në Apelin e Posaçëm për akuzën e “trafikut të narkotikëve”, “grupit të strukturuar kriminal” dhe “veprave të kryera nga organizata kriminale”.
Dy vite më parë, GJKKO kishte dhënë masën e sigurisë arrest me burg për të.
“Xhelaj, në bashkëpunim me persona të tjerë, të organizuar në formën e grupit të strukturuar kriminal, dyshohet se është përfshirë në trafikun e lëndës narkotike heroinë, duke e transportuar mes Greqisë, Shqipërisë, pjesërisht edhe në Maqedoninë e Veriut.
Nga hetimet me metoda speciale, ai dyshohet të jetë përfshirë në tri episode të ndryshme të kësaj veprimtarie kriminale, gjatë vitit 2016, dy prej të cilave kanë mbetur në tentativë.
/a.r