Gruaja e Christian Oliverit , Jessica Klepser, ka thyer heshtjen e saj pas vdekjes tragjike të ish-bashkëshortit të saj, 51 vjeç dhe dy vajzave të tyre të vogla, Madita, 12 dhe Annika, 10 vjeç, të enjten.
Aktori i Baby-Sitters Club dhe vajzat e tij u vranë në një aksident avioni së bashku me pilotin, Robert Sachs, ndërsa ishin me pushime në Karaibe. Pas lajmit për vdekjen e tyre, Klepser bëri një deklaratë emocionale përmes Wundabar Pilates, ku ajo punon si menaxhere rajonale në degën e Kalifornisë.
“Jemi thellësisht të pikëlluar nga aksidenti tragjik i avionit më 4 janar 2024, i cili mori jetën e familjarëve tanë të dashur. Vajzat tona, Madita (12) dhe Annik (10), së bashku me babanë e tyre Christian, po ktheheshin nga një pushim në Karaibe kur avioni që po udhëtonin pati probleme me motorin dhe ra në oqean. Fatkeqësisht, asnjë nga katër pasagjerët në avionin e vogël nuk mbijetoi.”
Deklarata e përshkruante Maditën si një studente “të gjallë” në klasën e shtatë, e cila kishte “një shpirt të gjallë” dhe lulëzoi në akademikë, vallëzim, këndim dhe shfaqje. Ndërkohë, motra e saj e vogël Annik, e cila ishte në klasën e katërt (viti i pestë), kishte një “sjellje të butë, por të fortë”, e cila ishte “gjithmonë e para që ofronte një fjalë të mirë ose një përqafim ngushëllues”, dhe ajo kishte një pasion për basketbollin, noti dhe forma të ndryshme të artit, thuhet në deklaratë.
Jessica Klepser me Christian Oliveru martuan më 4 korrik 2010. Në dhjetor 2021 çifti u dicorvua pas më shumë se 10 vitesh martesë dhe ndanin kujdestarinë e përbashkët ligjore të vajzave të tyre.
/a.r