Kompania Tesla ka nisur të tërheqë më shumë se 1.6 milionë automjete në Kinë për shkak të problemeve që ato kanë shfaqur me softuerin e drejtimit dhe sistemet e mbylljes së dyerve.
Makinat që do të tërhiqen nga tregu përfshijnë modelet S, X, 3 dhe Y dhe 7538 automjete të importuara. Problemet do të rregullohen me përditësime në distancë të softuerit, që do të thotë se automjetet nuk do të kenë nevojë të dërgohen koncensionar.
Ky problem vjen më pak se një muaj pasi Tesla tërhoqi dy milionë makina në SHBA për shkak të problemeve me autopilotin.
Në maj të vitit të kaluar, rregullatori kinez tha se më shumë se një milion automjete mund të kenë probleme me sistemin e acelerimit dhe frenimit.
Rregullatori kinez, Administrata Shtetërore për Rregullimin e Tregut e përshkroi përditësimin e planifikuar të automjeteve si një tërheqje, edhe pse do të ndodhë nga distanca./m.j