Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, është shprehur se duhet bërë gjithçka për eliminimin e dhunës ndaj grave e vajzave në Shqipëri.
Komentet Balla i bëri përmes një reagimi në rrjetet sociale, pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Durrës, ku 41-vjeçarja Bedrije Loka u vetëvra pas bullizimit që i bëhej përmes një llogarie me emrin e saj në Tik Tok.
Balla tha gjithashtu se nuk duhet të ketë asnjë justifikim ndaj dhunës me bazë gjinore, as në shtëpi, as në vendin e punës dhe as në jetën publike.
Reagim i Ministrit të Brendshëm, Taulant Balla:
Duhet të bëjmë gjithçka për parandalimin dhe eliminimin e dhunës ndaj grave e vajzave, e cila mbetet forma më e përhapur e shkeljes së të drejtave të njeriut në mbarë botën!
#AsnjëJustifikim ndaj dhunës – as në shtëpi, as në vendin e punës, as në jetën publike, AS ONLINE⛔️. Askund!
Kërko ndihmë në ☎️116117
Raporto në129