S’ka fund hipokrizia nga Rithemelimi. Kandidati humbës për kryetar në Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi është shprehur se nuk është kundër kandidimit të Argita Malltezit si kryetare e PD-së.
Mirëpo ai a theksoi se fakti që është e bija e Sali Berishës, nuk i jep avantazh Malltezit që të jetë në krye të opozitës.
“Unë do isha dakord që lider i PD-së të bëhet kushdo që futet në garë dhe merr mbështetjen e demokratëve, ka platformën e vet dhe merr mbështetjen e shumicës në PD. Pak më intereson emri. Zonja Malltezi këto ditë kemi parë që ka pasur reagime. Ka ardhur për herë të parë në Kuvendin e PD që ka mbajtur një fjalim. Jo vetëm zonja Malltezi po kushdo që do donte të merrte lidershipin e PD do të duhet të marrë mbështetjen e shumicës. Argitën nuk e avantazhin fakti që është e bija e Sali Berishës”-tha ai.
Këto deklarata vijnë nga njeriu që akuzoi Flamur Nokën në qershor të 2022 se u zgjodh Sekretar i Përgjithshëm i Foltores duke vjedhur votat.
Dhe kur vjedh Sali Berisha vota për Flamurin, imagjinoni ç’u bën demokratëve për Argitën…
javanews /a.rada