Ministria e Drejtësis ka depozituar në Kuvend raportin e saj të kontrollit ndaj organit të prokurorisë, në lidhje me zbatimin e legjislacionit sa i përket ndjekjeve penale të këtij institucioni. Ajo që bie në sy në këtë raport është fakti se nga 32 prokurorë të inspektuar nga Ministria e Drejtësis në disa qytete të vendit, 24 prej tyre kanë rezultuar me shkelje. Nisur nga problematika e konstatuar Ministria e Drejtësis ka kërkuar që për 12 prokurorë të procedohet me masa disiplinore.
Më tej në këtë raport Ministria e Drejtësis ka shtjelluar edhe shkeljet e konstatuara gjatë këtyre inspektimeve të prokurorive në rrethe. Ajo i ka grupuar këto shkelje në 4 drejtime: 1. Shkelje të kosntatuara nga prokurorët në marrdhënie me subjektet e proceduara penalisht; 2. Shkelje që kanë të bëjnë me vijueshmërinë e hetimeve nga ana e prokurorëve; 3. Shkelje sa i përket fillimit të ndjejkjes penale; 4. Shkelje sa i përket edhe respektimit të afateve hetimore nga ana e prokororëve.
Sipas Ministrisë së Drejtësis, inspektimet ndaj prokurorive në rreth synojnë që të zbatohet sa dhe si duhet legjislacioni në fuqi. Raporti në fjalë do të jetë objekt debati dhe diskutimesh edhe në komisionet parlamentare.