Kreu i Kishës Katolike, Papa Françesku, ka hapur llogarinë e vet të shtunën në Instagram në të cilën ka vendosur foto nën emrin “Franciscus”, me të cilën do të forcojë praninë e saj në faqet e rrjeteve sociale pas suksesit në Tëitter, njoftoi Vatikani.
Përfaqësuesi i Vatikanit, ngarkuar për median, Imzot Dario Vigano tha se Papa ka vendosur të shtunën për të hapur një llogari në Instagram për të shënuar vitin e tretë që nga fillimi i papatit të tij.
Instagram, mjaft e preferuar nga të famshmit sa i përket rrjetit social ka paraqitur fotografi nga jeta profesionale dhe private, ka 400 milionë përdorues në mbarë botën.
Papa ka tweet-ed mesazhe në nëntë gjuhë, përfshirë edhe latinisht dhe arabisht.
Këto mesazhe në Twitter i kane marre më shumë se 30 milion njerëz.