Aksident i rëndë në aksin Librazhd-Elbasan, kamioni përplas makinën, plagosen dy persona
Një aksident i rëndë është shënuar mesditën e kësaj të enjte në aksin rrugon “Librazhd-Elbasan”, në vendin e quajtur “Ura e Murrashit”.
Kamioni që drejtohej nga një shtetas maqedonas ka përplasur një makinë.
Nga aksidenti kanë mbetur të plagosur dy persona, shoferi i makinës dhe pasagjerja që ndodhej në të.
“Elbasan/Informacion paraprak
Rreth orës 12:15, në aksin rrugor “Librazhd-Elbasan”, në vendin e quajtur “Ura e Murrashit”, kamioni që drejtohej nga shtetasi G. T., banues në Maqedoninë e Veriut, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin A. T., banues në Pogradec.
Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar shtetasi A. T. dhe pasagjerja në automjetin që drejtonte ky shtetas, të cilët janë dërguar në spital, për kujdes mjekësor.
Me shtetasin G. T. po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor në vendngjarje po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, njofton policia.
/a.r