Luçiano Boçi, në një konferencë për shtyp deklaroi se Sali Berisha është “arrestuar politikisht me hetime të montuara politike dhe me procese të komanduara dhe të urdhëruara politikisht nga kreu i regjimit, nga Edvin Rama, qeverisja e të cilit u cilësua nga prestigjiozja gjermane BILD, si bastioni i kontrabandës dhe i drogës”.
“Drejtësia me kursin e ndjekur, u përshfaq si një detashment politik i së majtës dhe si kobure politike për të goditur në mënyra agresive opozitën dhe drejtimin e saj. Aferat e mëdha si ajo e inceneratoreve dhe e sterilizimit u minimizuan me dënime pa lidhje esenciale me këto skandale, në nivele të zyrtarëve të dorës së dytë, ose me akuza sipërfaqësore, duke fshehur qartazi veprimtarinë e grupit të strukturuar kriminal të drejtuar nga Edvin Rama dhe po shoqërohen me hetime gjysmake që kërkojnë me çdo kusht të amnistojnë kokat e veprave kriminale korruptive të Edi Ramës dhe Erion Veliajt. Përkundër kësaj sulmet politike ndaj kreut të partisë Demokratike Sali Berisha dhe opozitës në tërësi ishin absurde, arbitrare, antikushtetuese dhe në kapërcim të ligjeve. Vendimet e SPAK dhe GJKKO për të arrestuar kreun e opozitës me hetime, urdhra e vendime politike, prapa të cilave qëndron Edi Rama, rikthyen dhe njëherë metodat famëkeqe të përdorura në diktaturë nga sigurimi i shtetit dhe drejtësia e ashtuquajtur popullore”, tha Boçi.
/a.r
Koqe kandari.Beni cfar te doni atje ska shtet.