Edhe pse deklaronte se mezi e priste arrestin shtëpiak, duket se Sali Berisha është mërzitur shpejt.
Avokatët e tij kanë ankimuar masën e sigurisë arrest në shtëpi që u dha 4 ditë më parë.
Sipas ligjit që e kërkon ankimimin brenda afatit 5-ditor nga shpallja e vendimit, avokatët e Berishës depozituan ankimimin e tyre duke kundërshtuar këtë masë sigurie.
Një nga argumentet kryesore është fakti që gjyqtarja shpalli vendimin pa mbërritur në gjykatë nëpërmjet postës kërkesa e tyre për përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka.
GJKKO ndryshoi masën e sigurisë nga detyrim paraqitje në arrest shtëpie për Sali Berishën me kërkesë të SPAK.
Kryetari i Rithemelimit akuzohet për korrupsion në lidhje me privatizimin e ish-kompleksit Partizani.
/a.r
SPAK kërkon “arrest shtëpie” dhe “ndalim komunikimi”, Berisha: Më pëlqen shumë si masë!