Nga Ndue Preng Gjeta
Po bëhen mbi 30 vjet që në Shqipëri ka zënë vend kultura e pandëshkueshmërisë, dhe asnjëherë nuk është bërë drejtësi. Kjo, sipas meje ka ndodhur për dy arsye kryesore: E para, se drejtësia u mbush me militantë partish dhe të paaftësh, kontigjent ky i përgatitur në kurset analfabetike 6 mujore të plepave të Durrësit. E dyta, se drejtësia ishte e kapur politikisht nga Klani Berishist, gjë e cila u pa qartë ditët e fundit kur sapo ligji ndërmori hapa konkrete veprimi ndaj Sali Berishës, ai u sul si qen i tërbuar ndaj çdo gjyqtari e prokurori që kishte letrat e tij në dorë. Ai u vërsul ndaj të gjitha institucioneve të drejtësisë që nga SPAK e deri te Gjykata Kushtetuese, duke i quajtur ato grupe terroriste e celula të ish sigurimit të shtetit, vegla në shërbim të Edi Ramës, etj. Çdo ditë, Sali Berisha, del në ekranet e televizioneve duke deklaruar se po më burgosin padrejtësisht dhe pa asnjë fakt ndaj meje. Në të njëjtën mënyrë veproi edhe ndaj SHBA dhe Anglisë kur e shpallën familjarisht NON GRATA. Nuk kanë asnjë fakt, deklaroi ai, dhe krijoi çetën antiamerikane të rithemelimit. Në të njëjtën mënyrë veproi Saliu edhe kur SPAK-u filloi të bënte gati dosjen për arrestimin e tij, duke u akuzuar për korrupsion pasiv së bashku me dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi, gjatë privatizimit të Klubit Sportiv “Partizani”. Berisha e ka të vështirë të pranojë fakte kundra tij. Ai është mësuar të fabrikojë fakte të paqena për gjithë kundërshtarët, prandaj turret për të “kafshuar” këdo që i del përpara. Jam i bindur se edhe ngritja e 17 kullave në territorin e këtij klubi bie erë korrupsioni që ka ndodhur kur ai ishte kryeministër, në favor të dhëndrit të tij dhe këtë fakt Saliu e din mirë, por bën sikur nuk e din. Për Sali Berishën nuk përbëjnë fakt vrasja e 4 protestuesve në mes të Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, jashtë gardhit të kryeministrisë, kur protesta ishte në përfundim e sipër. Të vetmet fakte për të janë “çadrat pistoletë e thikat me helm” që i kishte shpikur në mënyrë që të lëshonte përgjegjësinë për atë çfarë i ndodhi opozitës, por harroi se qeveria e Saliut përdori Automatikët Kallashnikovë kundër protestuesve duke vrarë 4 prej tyre e plagosur disa të tjerë. Drejtësisë Shqiptare, si për dreq, i vjen ndihmë edhe vendimi i Gjykatës së Strasburgut, e cila i vë detyrë drejtësisë tonë që ta rihapë çështjen e për të gjetur fajtorët kryesorë, gjë e cila do ta fundoste përfundimisht Sali Berishën. Nuk është e vështirë të gjendet fajtori kryesor i masakrës së 21 Janarit pasi Sali Berisha e ka deklaruar me gojën e tij se “Po, unë kam dhënë urdhër për të qëlluar mbi protestuesit dhe do të vras prapë 3, 30, 300, po qe se rrezikohet pushteti im”.
A nuk mund të quhet kjo provë Z. Berisha?
SPAK sot ka në dorë edhe dosjen e FBI. që e ka sjellë në Shqipëri fill pas vrasjeve, por ndikimi politik bëri që ekspertimet e saj të mos merren për bazë. Mund të bëhet një riekspertim nga instituti i i policisë shkencore sepse predha që është gjetur në trupin e viktimës Aleks Nika është e sekuestruar. Në masakrën e 21 janarit qartazi dalin në skenë dy krime shtetërore që kanë për autorë ish kryeministrin Sali Berisha dhe ish ministrin e brendshëm Lulzim Basha. Krimi i parë janë vetë vrasjet dhe krimi i dytë është fshehja e provave duke fshirë filmimet nga serverët e Kryeministrisë, fakte të cilat i pati kontestuar edhe FBI-ja në atë kohë dhe që u ngrit edhe në Strasburg.
A mund t’i konsiderojmë fakte këto Z. Berisha?
Më tregoni qoftë edhe një fakt që kam shkelur ligjin- thotë Saliu. Këtu “ka të drejtë” se Sali Berisha nuk ka njohur ligje, nuk ka njohur as prokurori e as gjykata pasi ai i ka shkatërruar ato nga themelet. Shkatërrimi i sistemit të drejtësisë përbën krim dhe si i tillë duhet dënuar. Është Sali Berisha ai që si në pushtet ashtu edhe në opozitë nuk ka lënë njeri pa telendisur dhe pa sharë deri edhe me libër shtëpie, sjell në kujtesë ish prokuroren e përgjithshme Ina Rama të cilën e quajti “lavire bulevardi” sapo ajo nisi të veprojë për masakrën e 21 janarit. Ndërsa sot Prokurorinë e Posaçme e quan një celulë terroriste, ashtu siç edhe Ilir Meta, atëhere president i quajti viktimat e pushtetit të tij si “kokë pa larë”, dhe kishte të “drejtë” se koka e tij eshte larë me flori që “gojët e liga” thonë se ka vjedhur në depot e Krrabës kur ai ishte kryeministër. Më gjeni një fakt për të cilin unë akuzohem – bërtet Berisha, edhe tani që është në ikje. Ndihmojeni ju shokë të S.P.A.K Sali Berishën me fakte se i “ka harruar”. Edhe një njeri i thjeshtë mund të gjejë jo një po 10 fakte që të fundosë Sali Berishën. Shqiptarët e dinë mirë kush ja dha naftën kontrabandë Millosheviçit për të luftuar Shqiptarët e Kosovës dhe ky ishte Sali Berisha. Saliut i duhet kujtuar se “i ka harruar” edhe ngjarjet tragjike të vitit 1997 ku mercenarë nga veriu u armatosën për të luftuar vëllezërit nga jugu dhe atëhere u përdorën edhe lëndë helmuese në një luftë civile të paimagjinuar që kushtoi mbi 3000 jetë shqiptarësh. “Ka harruar” Sali Berisha grushtin e shtetit të vitit 1998 ku Partia Demokratike e ktheu selinë e saj në një “garnizon ushtarak” me të gjitha llojet e armëve dhe municioneve. I duhet kujtuar Sali Berishës edhe një fakt i vogël se ishte pikërisht ai me qeverinë e tij që krijuan piramidat financiare që “u hoqën shqiptarëve edhe brekët”, por që Sali Berisha i pati quajtur ato “Dallëndyshe të Kapitalizmit Shqiptar”. I duhet kujtuar Sali Berishës edhe fakti i zhdukjes së Remzi Hoxhës dhe kjo ndodhi nga SHIK-sit e tij e akoma edhe sot Remzi Hoxhës nuk i janë gjetur as eshtrat e tij. Gabimi i Remzi Hoxhës Sipas Berishës ishte fakti se ai kishte ndodhur në takimin sekret në Ohër ndërmjet Sali Berishës me Sllobodan Millosheviç. Remzi Hoxha duhesh zhdukur sepse duke qenë i gjallë atij mund ti shpëtonte ndonjë fjalë nga ato që kishte dëgjuar në atë takim, kuptohet në dëm të Kosovës. Besoj edhe ky fakt do të ishte i mjaftueshëm që Sali Berisha të përfundojë pas hekurave. Mund t’i përmenden Sali Berishës edhe djegia dhe shkatërrimi i gjithë ekonomisë kombëtare nga turmat naziste të drejtuara prej tij, etj, etj, fakte e prova të këtij njeriu antinjeri. Krimet e Sali Berishës janë shumë më të rënda se akuza që i bëhet atij në lidhje me kompleksin Partizani dhe këto akuza shpresoj se do të dalin në vijimësi nga dosjet që do të hapen nga SPAK. Ka ardhur koha që Sali Berishës të ja numërojnë të gjitha faktet, një e nga një, në sallën e gjyqit.
Gazeta Sot
ooo preng nue gjoka qenke analist prodhim sorosijan more faqezi
Dje ishim komunistë, sot qekemi sorosianë. Vetëm Sala, sekretari i organizatës bazë të partisë së punës së spitaleve të Tiranës, mbetet burrë i mirë. A na hongsh mutin o komentaxhiu i Salë me emrin ndoj
Ai nuke e ka emrin sal,por ne te vertete ai eshte monstra e vicidolit,monstra ishte komunist,sekretare i byrose partise.monstra ishte e eshte mashtrues,hajdut,e vrases kriminel i nji niveli shume te pa pare.Kta ishin vrasesit me pagese,ishin bark derrat kriminel qe ishin nen komanden e monsters se vicidolit,ky eshte monstra i vertete.Ata qe shkojne pase tije jane hajdutet e bandes,te po ktije monsters se vicidolit.