Një flamur i organizatës së Shtetit Islamik dhe një libër mbi selefizmin u gjetën dje në mbrëmje pranë trupit të pajetë të autorit të dyshuar, i vrarë gjatë një operacioni të policisë në Bruksel që ka lidhje me sulmet terroriste në Paris, njoftoi sot Prokuroria federale belge.
Autori i dyshuar i vrarë, i identifikuar si Belcaïd Mohammed, një shtetas algjerian i lindur në korrik të vitit 1980. Ai qëndronte në mënyrë të paligjshme në Belgjikë, por njihej nga ana e autoriteteve gjyqësore vetëm për një shkelje, atë të “vjedhjes” kryer në vitin 2014, sqaroi një zëdhënës i Prokurorisë gjatë një konference shtypi.
Ai u neutralizua nga një snajper profesionist i forcave të rendit prej pjesës së jashtme të apartamentit, i cili ishte piketuar për të ushtruar kontrolle, duke rezultuar me bilanc negativ në Forest, një komunë në Bruksel.