Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Edi Paloka, thotë se nga ana e grupit të opozitës nuk ka ndryshim në qëndrim, përderisa nuk ka reflektim nga mazhoranca.
“Nuk ka reflektim nga mazhoranca për gjërat që ju i dini, për Dekriminalizimin, funksionimin e organizmave hetimore dhe dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të deputetëve që janë në shkelje të Kushtetutës”, tha Paloka.
“Javën e kaluar pati votim për deputetin Kokëdhima por nuk pati për deputetin Suli. Për të do të votohet nesër. Shpresojmë të pranohet kërkesa e opozitës, më pas kemi bërë kërkesë për të njëjtën çështje edhe për zonjën Leskaj”.
Paloka shtoi se çëpshtja e Byrosë politike duhej të uishte zgjidhur tashmë.
“Ne kemi të njëjtin qëndrim si Komisioni i Venecias dhe themi të fillojë sa më shpejt dialogu politik për vënien në jetë të Reformës në Drejtësi. Por presim reagimin e palës tjetër, e cila duket se nuk e ka këtë qëndrim”.