Një aeroplan i ‘Japan Airlines’ është përfshirë nga flakët gjatë uljes në një pistë në aeroportin Haneda të Tokios.
Pamjet treguan se avioni shpërtheu pasi preku tokën, ndërsa 379 pasagjerët dhe ekuipazhi u evakuuan. Flakët u panë të dilnin nga dritaret e një avioni, ndërsa zjarri u përhap shpejt dhe u shndërrua në një ferr.
Videot e postuara në internet tregojnë njerëz të cilët dalin nga avioni për t’i shpëtuar flakëve. Shumë prej tyre kanë deklaruar se përplasja ishte aq e fortë sa menduan se të gjithë që ishin brenda avionit do të vdisnin.
Autoritetet theksuan se aksidenti ndodhi pas përplasjen me një avion të Rojës Bregdetare. Ndërkaq, pesë persona nga ekuipazhi e avionit të rojes bregdetare ende rezultojnë të zhdukur, ndërsa një tjetër sipas mediave është evakuuar.